Për fansat e ish-konkurrentit të ‘Big Brother’ ky me siguri do ët jetë një lajm i gëzueshëm. Olsi Klosi do të rikthehet në ekran dhe në një formë në të cilën nuk e kemi parë kurrë deri më tani.
Siç ka treguar së fundmi vetë ai nëpërmjet disa postimeve në Instagram, Olsin së shpejti mesa duket do ta shohim në rolin e aktorit në filmin e ri të regjisorit Drilon Hoxha, më titull “Dashuria s’mjafton”.
Në videon e postuar së fundmi nga Olsi, ai shihet pranë Hoxhës, teksa ky i fundit i zgjat një armë.
Ish-banori i “Big Brother” e merr atë në dorë dhe nis të qëllojë. Mos ndoshta Olsin do ta shohim në rolin e një vrasësi në film?