Ndonëse prej më shumë se një viti nuk e shohim në ekran, Marina Vjollca vazhdon të jetë aktive në rrjete sociale ku së fundmi po poston më shpesh foto, si nga setet e reja fotografike, edhe nga udhëtimet.
Aktualisht Marina ndodhet në Venecia, Itali së bashku me Luanën dhe nga postimet në rrjete sociale shohim se dy motrat po argëtohen shumë në shoqërinë e njëra-tjetrës.
Pak më parë Marina i ka lënë fansat gojëhapur me foton më të re ku shfaqet e veshur me lëkurë teksa e cilëson veten si “Gruaja Mace”.
Pritet që në sezonin e ri televiziv Marina të rikthehet me një emision të ri.