DIVORC 3 MINUTA PAS CELEBRIMIT/ Arsyeja “e çuditshme” që i dha fund martesës më të shkurtër në histori – AlpeGossip
DIVORC 3 MINUTA PAS CELEBRIMIT/ Arsyeja “e çuditshme” që i dha fund martesës më të shkurtër në histori

DIVORC 3 MINUTA PAS CELEBRIMIT/ Arsyeja “e çuditshme” që i dha fund martesës më të shkurtër në histori

Martesa më e shkurtër në histori ka për protagonist një (ish)çift në Kuvajt. Sipas asaj që raporton “Il Messagero”, të sapomartuarit kanë kërkuar divorcin pas vetëm 3 minutash nga ceremonia e lidhjes së kurorës. Sapo kanë dalë nga ambjenti ku kanë nënshkruar dokumentat e martesës, gruaja ka vendosur të kthehet sërish aty për të kërkuar ndarjen.

Shkak për një vendim kaq drastik duket se ka qenë një kritikë e të shoqit. Ndoshta nga të tjerë ky episod mund të ishtë kaluar lehtë por gruaja e ka marrë shumë seriozisht këtë çeshtje. “Nëse më ofendoi vetëm 3 minuta pas martesës, imagjinon çfarë do të ndodhë në të ardhmen.”- ka thënë gruaja.

Vendimi për divorc u mor nga një gjest i vogël por deçiziv. Në momentin kur çifti nënshkroi dokumentat që bënin zyrtare martesën dhe po shkonin drejt miqëve e familjarëve për të festuar, nusja u pengua në fustanin e saj dhe bashkëshorti e quajti: “Budallaqe!”(tipike). Menjëherë ajo i ka kthyer shpinën partnerit dhe ka shkuar tek gjykatësi i cili sapo i kishte shpallur “Burrë dhe Grua”, për ti kërkuar divorcin. Pavarësisht se ky i fundit u përpoq që ta rregullonte situatën e ta bindte gruan ti jepte dhe një shans të dytë burrit, vendimi ishte i pakthyeshëm. I detyruar, gjykatësi filloi menjëherë proçedurat e divorcit, duke e bërë këtë lidhje, martesën më të shkurtër në histori. Vrasim mendjen se si ja kanë bërë për muajin e mjaltit.