“O TA NDAJA NGA AI O VDISJA”/ Rita Lati zbulon vendimin më të vështirë që mori për Rozën (FOTO) – AlpeGossip
“O TA NDAJA NGA AI O VDISJA”/ Rita Lati zbulon vendimin më të vështirë që mori për Rozën (FOTO)

“O TA NDAJA NGA AI O VDISJA”/ Rita Lati zbulon vendimin më të vështirë që mori për Rozën (FOTO)

Janë të rralla rastet kur nënë e bijë janë bashkë në ekran, por edhe kur janë veç njëra-tjetrës nuk shpëtojnë kurrë nga pyetjet për raportin e ngushtë dhe atë prej ‘mace e mi’ që është i kahershëm.
Rita dhe Roza Lati ishin sonte të ftuara në “Shiko kush luan” dhe, kuptohet, përfaqësuese të skuadrave të kundërta. Kjo i bëri edhe që të përballen në lojën e fundit që zbulon më shumë sekrete nga personazhet e njohur.

Kështu, në “Ndaje ose haje” Ritës iu desh të tregonte për vendimin e Rozës me të cilin ajo nuk ishte pajtuar asnjëherë: “Unë nuk jam dakord me asgjë që bën Roza”, – tha Rita si për të shpëtuar nga situata, por u kujtua për pak për një rast specifik: “U lidh me një që unë nuk e duroja dot. Doja o ta ndaja nga ai, o vdisja”, – tha Rita duke shtuar se kjo ka ndodhur shumë vite më parë. Edhe Roza e konfirmoi, por duke u treguar më e kujdesshme me ‘sekretet’ që e ëma nuk di t’i mbajë për vete. “Maaa…” – i tërhiqte ajo vëmendjen herë pas here kur Rita niste të tregonte dhe nuk dinte të ndalte.