Sara Kapo nuk kursehet ndaj modeles shqiptare: “Turp dhe gjynah për ty!” (FOTO) – AlpeGossip
Sara Kapo nuk kursehet ndaj modeles shqiptare: “Turp dhe gjynah për ty!” (FOTO)

Sara Kapo nuk kursehet ndaj modeles shqiptare: “Turp dhe gjynah për ty!” (FOTO)

Duket se sherret nuk kanë fund mes personazheve të njohur.

Ditën e djeshme, e ftuara e radhës e Rudina Magjistarit ka qenë modelja Endi Demneri e cila ndër të tjera ka folur edhe për pasionin që ka për pikturën. Madje e shoqëruar nga kamerat e emisionit, u shfqa teksa po punonte në telajo, në shkollën e saj. “Kjo është piktura me të cilën po merrem për momentin” – ka rrëfyer ajo.

Por e vërteta qenka ndryshe dhe këtë e zbuloi vetë Sara kapo me anë të një reagimi në Instastorie. “Nuk e di me çfarë guximi këto fotomodelet marrin pikturën e dikujt tjetër dhe e shpallin si të vetën në televizion. Turp dhe gjynah për ty zemër!” – ka përfunduar ajo në postimin e saj.