AURELA GAÇE NDAN ME PUBLIKON EMOCIONET SI NËNË/ Publikon foton me të bijën nga “Festa e Abetares” – AlpeGossip
AURELA GAÇE NDAN ME PUBLIKON EMOCIONET SI NËNË/ Publikon foton me të bijën nga “Festa e Abetares”

AURELA GAÇE NDAN ME PUBLIKON EMOCIONET SI NËNË/ Publikon foton me të bijën nga “Festa e Abetares”

Aurela Gaçe është gjithmonë pranë publikut me performancat e saj, por edhe me postimet në ‘Instagram’ ku publikon detaje nga karriera e saj ose jeta familjare. Tashmë të gjithë jemi njohur me vajzën e saj të madhe Grace, e cila rritet dhe zbukurohet çdo ditë.

Ditën e sotme, për familjen e këngëtares, por veçanërisht për Grace ka qenë një ditë shumë e rëndësishme dhe speciale. Vajza e këngëtares ka pasur ‘Festën e Abetares’, një nga momentet më të lumtura për fëmijët e vegjël. Sigurisht, Aurela ka qenë pranë saj dhe një foto të shkëputur nga një përqafim i ndjerë nënë dhe bijë, e ka publikuar në ‘Instagram’.

“Festuam ‘Festën e Abetares’. Po rritet jeta ime, dielli im”,-ka shkruar këngëtarja me krenari.

Grace shfaqet shumë e lumtur dhe e qeshur në krahët e nënës së saj. Sigurisht urimet nga fansat dhe të gjithë ata që e ndjekin dhe e duan këngëtaren nuk kanë munguar