SA TË BUKURA/ Vajzat e Genës lënë fansat pa fjalë (FOTO) – AlpeGossip
SA TË BUKURA/ Vajzat e Genës lënë fansat pa fjalë (FOTO)

SA TË BUKURA/ Vajzat e Genës lënë fansat pa fjalë (FOTO)

Përpos një këngëtar i suksesshëm, Gena është edhe një baba i përkushtuar dhe që gjen gjithnjë kohë të kalojë me dy vajzat e tij, Nasiolën dhe Helgën.

Gena nuk kursen as fotot nga pushimet me të bijat apo momentet që kalojnë bashkë.

Ditën e sotme këngëtari ka postuar një foto ku shfaqet me dy bukuroshet dhe i quan Princesha.

Menjëherë vajzat e Genës kanë marrë dhjetëra komplimente nga fansat e të atit.

“E vogla ka vesh për muzikë dhe aktivizohet me shumë grupe baleti dhe është shumë e talentuar. Ka pasur shumë rrugë me këto koncertet, aktivitetet jashtë që bëhen me muzikën folklorike shqiptare. Është soliste në grupin e saj. Kurse e madhja është akrep si shenjë dhe është e mbyllur në vetvete, i pëlqen piktura. E futa në shkollë për pikturë, por pastaj nuk i pëlqeu, u detyruam t’i ndërronim shkollën dhe tani është në një shkollë tjetër profesionale”, ka treguar Gena për vajzat.