Ëndrra e të gjithë shqiptarëve për të prekur finalen e Botërorit u plotësua sot.
Këngëtarja e njohur shqiptare, Era Istrefi performoi në finalen e Kupës së Botës bashkë me Will Smith dhe Nicky Jam dhe nuk kishte emocion më të madh.
E veshur e gjitha me një kostum në ngjyrë argjendi, Era shkëlqeu në mes të stadiumit në performancën që u mbajt 10 min para ndeshjes finale Francë-Kroaci.
Ceremonia mbyllëse u mbajt në stadiumin e kryeqytetit rus Moskë “Luzhniki Arena”, i cili është stadiumi kombëtar i Rusisë, para hic më pak se 81 mijë spektatorëve.