“DO DOJA QË GJËRAT TË ISHIN NDRYSHE”/ Adrola Dushi rrëfehet për pengun më të madh në jetë (FOTO) – AlpeGossip
“DO DOJA QË GJËRAT TË ISHIN NDRYSHE”/ Adrola Dushi rrëfehet për pengun më të madh në jetë (FOTO)

“DO DOJA QË GJËRAT TË ISHIN NDRYSHE”/ Adrola Dushi rrëfehet për pengun më të madh në jetë (FOTO)

Ajo është vajza më e bukur shqiptare dhe një prej modelve më të komentuara në showbizz.

Në një moshë mjaft të re Adrola Dushi u bë dhe nënë.

Ndonëse mjaft e lumtur dhe e përkushtuar ndaj djalit të saj Troy, Adrola ka rrëfyer se në fakt do të kishte dashur që gjërat të ishin ndryshe.

Në një intervistë për Revistën Who Adrola ka rrëfyer pendeset që ka në jetë në lidhje me djalin e saj, Troin. Duke qenë se jeta e Adrolës është mes Amerikës dhe Tiranës, ajo ndihet keq që nuk i ka kushtuar kohën e duhur të birit.

“Si çdo njeri kam pendesat e mia për momente apo vendime të caktuara që kam marrë në jetë. Do të kisha dashur që shumë gjëra të ishin ndryshe. Ndonjëherë mendoj se nëse Troi do të kishte lindur më vonë, të dy do ta kishim shijuar më shumë njëri-tjetrin. Tani më duhet të qëndroj shpesh larg tij, të merrem me angazhimet profesionale dhe kjo sigurisht është e vështirë. Por unë do të bëj më të mirën për jetën tonë”,-ka treguar Adrola.