Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj sa herë që merr pjesë nëpër emisionet argëtuese mundohet të lë anash petkun e politikanit për t’iu përshtatur tematikës së shouit televiziv.
Haradinaj i cili është i martuar me prezantuesen, Anita Muçaj i tillë është shfaqur edhe gjatë intervistës së fundit.
I shoqëruar nga bashkëshortja e tij, në emisionin ‘Xing’ dyshja janë puthur gjatë transmetimit dhe kjo e ka dëshmuar faktin se jashtë obligimeve politike, para kamerës ai është tejet i thjeshtë.