MOS E BESONI PO DESHËT/ Studentja e re Kim Kardashian shkon në provim me një çantë 100 mijë $ dhe… – AlpeGossip
MOS E BESONI PO DESHËT/ Studentja e re Kim Kardashian shkon në provim me një çantë 100 mijë $ dhe…

MOS E BESONI PO DESHËT/ Studentja e re Kim Kardashian shkon në provim me një çantë 100 mijë $ dhe…

Kim Kardashian na provoi se e ka seriozisht karrierën e saj si avokate pasi u shfaq në provimin e pranimit të mërkurën, që do t’ i hapë rrugën e një karrierë të re në fushën penale.

E veshur casual me një palë tuta sportive në ngjyrë gri, Kim Kardashian tentoi të mos tërhiqte shumë vëmendjen në ditën e saj të madhe, edhe pse mbërriti me makinën e saj “Range Rover” në një zyrë në Los Angeles.

Megjithëse dukej si një studente e thjeshtë, Kim nuk mund ta fshihte pasurinë e saj pasi në dorën e majtë mbante një çantë “Birkin”, e cila ka një vlerë të paktën 100,000 dollarë ose më tepër.

Më vonë gjatë ditës së djeshme, Kim tregoi se e kishte kaluar provimin dhe kishte dalë shkëlqyer:

“Shkëlqeva në test me që ra fjala”, shkroi ajo në Twitter.

Kim Kardashian fillimisht e dha lajmin se do të studionte për drejtësi, në një intervistë për “Vogue” javën e kaluar, duke zbuluar se ajo ka studiuar për provimin e jurisprudencës së vitit 2022 që nga vera e kaluar.

“Ligjin e kriminalistikës mund ta bëj me sy mbyllur. Bëra testin e parë dhe mora 100 pikë. Super i thjeshtë për mua. Leximi është ai që me të vërtetë më merr kohë. Është kaq konsumues. Konceptet unë i kuptoj në dy sekonda”, u shpreh Kim.

Në verë ajo do të bëjë atë që quhet “baby bar”, një provim pranimi për në universitet që i jep të drejtën të vijojë studimet për 3 vjet.