Xhensila Myrtezaj po jeton ditët më të lumtura, këngëtarja është përqëndruar në kujdesin dhe rritjen e e princeshës së saj që erdhi në jetë dy muaj më parë. Gjatë kësaj kohe Xhensila i ka rralluar paksa postimet në Instagram, por sa herë që publikon diçka të re është e sigurt që do tërheqë vëmendjen e të gjithëve.
Në videon e fundit të postuar në Instastory, këngëtarja shfaqet duke filmuar veten dhe veçanërisht pjesën e syve. Kjo pasi Xhensila ka vendosur lente ngjyrë bojëqielli që e bëjnë të duket ëngjëllore.
Me siguri fansat e saj që i kanë parë këto pamje kanë mbetur gojë hapur.