DUHET TA SHIKONI/ Ky është koleksioni ‘Dream Couture’ i Valdrin Sahitit në sfilatën e Class – AlpeGossip
DUHET TA SHIKONI/ Ky është koleksioni ‘Dream Couture’ i Valdrin Sahitit në sfilatën e Class

DUHET TA SHIKONI/ Ky është koleksioni ‘Dream Couture’ i Valdrin Sahitit në sfilatën e Class

Valdrin Sahiti, një krenari në industrinë e modës së lartë, ku ka vendosur themelet 18 vite më parë!

Me pesë pika shitjeje në Prishtinë, në Tiranë (Class By Alketa Vejsiu, distributori ekskluziv), në Shkup, Doha dhe Bruksel, Valdrin Sahiti është stilisti shqiptar më i kërkuar në tregjet ndërkombëtare!

Cardi B në klipin e fundit zgjodhi të vishte një nga krijimet e tij dhe shumë shpejt në tapetin e kuq të Hollywood-it emra të tjerë do të shkelqejnë nën etiketën VS!

View this post on Instagram

🖤 @iamcardib in #valdrinsahitiofficial

A post shared by Valdrin Sahiti (@valdrinsahitiofficial) on

Nëse kthehemi mbrapsht në kohë, gjithçka nisi duke krijuar fustane për njerëz të famshëm të skenës shqiptare si “Celebrity Designer” i tyre i preferuar. Shumë shpejt biznesi nga muret e një banese të thjeshtë e të vogël nisi të merrte përmasat e një shtëpie mode të vërtetë që sot është transformuar në një perandori mode që ndër vite ka njohur vetëm rritje.

Është kthyer në një “must” që çdo vajzë dhe grua të ketë në gardërobën e saj një fustan me etiketën “Valdrin Sahiti”. Këndvështrimi i dizajnerit Sahiti ka qenë gjithmonë theksimi i linjave femërore duke ekzaltuar format sensuale me një elegancë që tërheq vëmendjen e të gjithëve! Me një sy në të shkuarën dhe një në të ardhmen, Valdrini ka shkrirë klasiken me bashkëkohoren duke krijuar stilin e tij unik.

Sot, kompania me bazë në Prishtinë, numëron mbi 120 punëtorë që punojnë me përkushtim dhe  pasion për të krijuar vepra që spikasin.

Koleksioni VS/ 2020, prezanton 25 fustane të krijuara ekskluzivisht për “Class By Alketa Vejsiu”, përfaqësuesi zyrtar për tregun e Shqipërisë!

Koleksioni është i ndarë në dy prezantime:

Fustane mbrëmjeje Haute Couture 

Me tonalitete të lehta të ngjyrës nude, baby pink, acqua dhe detaje të përzgjedhura aksesorësh. Gurët, pendët e strucit dhe qëndisjet me dorë do t’i bëjnë këto fustane të duken vepra të vërteta arti!

Fustane nusërie Haute Couture

Këtë vit fustanet e nusërisë i janë larguar ngjyrës klishe të bardhë dhe qumësht! Detajet e argjendit dhe arit, me gurë të kombinuar të shndritshëm, me dantella të qëndisura me dorë e me fije që vezullojnë, koleksioni do të jetë një ceremoni mbretërore në kopshtin royal, ku jeni të ftuar të shijoni krijimtarinë e këtij viti!

Materialet e seleksionuara janë prej sateni, mëndafshi, pambuku, dantella me gurë kristali dhe temina, të gjitha të punuara handmade.

Në çdo fustan mund të vihet re dashuria për gratë dhe vajzat, stilin e tyre të brishtë, po aq sa edhe të sigurt dhe dominant!