NJË TJETËR SUKSES/ Tayna bën namin në revistën e njohur gjermane – AlpeGossip
NJË TJETËR SUKSES/ Tayna bën namin në revistën e njohur gjermane

NJË TJETËR SUKSES/ Tayna bën namin në revistën e njohur gjermane

Tayna është kthyer në një ndër reperet më të suksesshmë në estradën shqiptare. Ajo është një emër shumë i pëlqyer nga publiku dhe rruga e saj drejt suksesit është në rritje të vazhdueshme.

Ditën e sotme, reperja i ka njoftuar fansat për një tjetër sukses të saj. Ajo ka treguar se është e para shqiptare që ka dalë në faqen e parë të një prej revistave më të njohura në Gjermani.

Bëhet fjalën për revistën ‘Live’ e cila ka zgjedhur pikërisht Taynën si imazhin kryesor në kopertinë.  Kjo po që është një arritje për reperen, e cila po merr famë dhe ndërkombëtarisht.