“NUK KAM HYRË PËR TË KRIJUAR LIDHJE”/ Sarah dhe Pajtimi flasin për lidhjen e tyre: Nuk dua të jem shkaktari… – AlpeGossip
“NUK KAM HYRË PËR TË KRIJUAR LIDHJE”/ Sarah dhe Pajtimi flasin për lidhjen e tyre: Nuk dua të jem shkaktari…

“NUK KAM HYRË PËR TË KRIJUAR LIDHJE”/ Sarah dhe Pajtimi flasin për lidhjen e tyre: Nuk dua të jem shkaktari…

Kur duket se brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” po lind një dashurie e re, gjërat ndryshojnë e marrin rrjedhë tjetër menjëherë. Duket se historia e Granitit dhe Fifit po përsëritet!

Kur Dj PM hyri në shtëpinë më të famshme në shtëpi, u duk se kishte një pëlqim për Sarah dhe kësaj të fundit po i pëlqente. Edhe pse të dy thanë se është shumë herët për të folur për lidhje, nuk e hoqën mundësinë që të njiheshin.

Por gjatë një bisede pranë pishinës, Sarah dhe Pajtimi kanë folur gjatë në lidhje me marrëdhënien e tyre. Blogerja e njohur i ka thënë se “nuk ka hyrë në BB VIP për të krijuar lidhje”.

Nga ana tjetër, Pajtimi i tha se as ai nuk dëshiron që në asnjë moment ta vendosë në siklet dhe të jetë shkaktari që të “jetë një barrë më shumë”.

Biseda mes tyre:

Sarah: Nuk kam hyrë këtu për të krijuar lidhje. Një nga gjërat që nuk kam dashur të bëj është të mos krijoja lidhje, por kjo është thikë me dy presa. Se ti hy këtu me mendimin mos të bësh këtë e këtë, por ama del e kundërta. Mund të bësh shumë gjëra që nuk i kishe menduar. Mbase gabimi është pak, ose më shumë i imi. Nuk kam ardhur të të njoh më shumë, e vetmja gjë që di është se je Dj prej 10 vitesh, jeton në Prishtinë.

Pajtimi: Edhe unë e vetmja gjë që di është se je blogere, jeton në Tiranë e je nga Durrësi. Unë kurrë nuk kam dashur të marr iniciativën me ba diçka më shumë. Un ndoshta jam i gatshëm, por nuk dua të të vë në siklet. Nuk dua të të bëj ty të thuash në mëngjes e të thuash “po vjen PM”, nuk dua të jem shkaktar që të jem një barrë më shumë në kokën tënde. Nuk kam për të tentuar të bëj diçka nëse ti nuk ma jep një shenjë. Unë mund të të përqafoj disa herë në ditë, por e bëj se të kam përzemër.