ME PIZHAME NË KARANTINË? JO! Nxirr rrobat më të bukura që ke dhe vishi! – AlpeGossip
ME PIZHAME NË KARANTINË? JO! Nxirr rrobat më të bukura që ke dhe vishi!

ME PIZHAME NË KARANTINË? JO! Nxirr rrobat më të bukura që ke dhe vishi!

Në ditë si këto, çfarë vlen më shumë është shëndeti ynë dhe i njerëzve rreth nesh, por po aq e rëndëishme është të gjejmë shkëndija shprese dhe drite që na motivojnë të ecim përpara.

E dini se një nga gjërat që ka ndikuar më shumë në humorin e njerëzve gjatë periudhës së izolimit ka qenë veshja. Të gjithë kemi ngecur në shtëpi dhe kemi kohë mjaftueshëm për të provuar çdo gjë të mundshme që kemi në garderobë. Jo më kot njerëz në të gjithë botën kanë filluar të veshin veshjen më të mirë që kanë vetëm për të derdhur plehrat apo për të shkuar në supermarket. Të vishesh bukur brenda në shtëpi pa asnjë arsye është ilaç për shëndetin mendor në karantinë.

Duket si badallëllik, por është momenti i duhur për të vepruar si të tillë.Shumë prej nesh ndihen të pashpresë duke menduar se s’bëjnë dot asgjë më shumë veçse të qëndrojnë në shtëpi, por përveç kësaj është e rëndësishme të kujdeseni për humorin tuaj. Të kërkosh nëpër dollap dhe të vendosësh çfarë do veshësh për të kaluar një tjetër ditë e izoluar, do t’ju ndihmojë të çlironi më shumë stres nga sa mendoni ju.

Karl Lagerfeld dikur thoshte se pizhamet janë shenjë disfate, tregojnë se e humbët luftën, por kjo s’vlen për ju apo jo? Karantinën duhet ta kaloni të veshur chic edhe nëse s’keni askënd rreth e rrotull për t’ju parë.

Heqja e pizhameve në mëngjes dhe veshja e rrobave më të bukura që kemi përgatit mendjen tonë për një ditë pune dhe bën ndarjen e hapësirës shtëpi-punë. Kështu që edhe pse në shtëpi, do të ndiheni mirë dhe shumë më produktivë edhe nëse shefi ju njofton momentin e fundit për një mbledhje në Zoom.

Rrobat kanë një ndikim direkt në mirëqënien e shëndetit tonë mendor. Mënyra se si ne vishemi ndikon në humorin tonë. Fuqia e veshjeve të bukura duhet përdorur tani më shumë se kurrë. Sa mund t’ju bëjnë të ndiheni mirë pizhamet që vishni çdo natë?

Burimi: The Telegraph