“NUK DONTE TË DILJA NË RRUGË ME KURRIZIN JASHTË”/ Moderatorja shqiptare tregon episodin komik me të birin – AlpeGossip
“NUK DONTE TË DILJA NË RRUGË ME KURRIZIN JASHTË”/ Moderatorja shqiptare tregon episodin komik me të birin

“NUK DONTE TË DILJA NË RRUGË ME KURRIZIN JASHTË”/ Moderatorja shqiptare tregon episodin komik me të birin

Dihet se marrëdhënia mes djalit dhe nënës është gjithnjë shumë e fortë. Çunat janë më të lidhur emocionalisht me nënat e tyre se sa me baballarët sikundër ndodh me vajzat.

Stela Kotri është një mami çunash dhe si e tillë është mësuar që të ketë gjithë vëmendjen dhe dashurinë e tyre. Por jo vetëm kaq, djemtë e saj përveçse shumë të lidhur me të janë edhe pak natyrë xheloze dhe fanatikë.

E ftuar këtë të shtunë në “Thumb”  moderatorja e “Në Shtëpinë tonë” ka treguar një episod komik që i ka ndodhur me djalin e saj të madh.

“Në moshën 4 vjeç djali i madh pati një shpërthim njëherë në një mënyrë të çuditshme.

Kisha veshur një fustan të gjatë dhe e kisha gjithë kurrizin përjashta. Dhe ai që më thotë: ‘O ma ku do dalësh ti kështu.’ Dhe unë që nuk i besoj veshëve. Dhe ai jo që shpërthen: ‘Nuk ke për të dalë kështu me kurrizin përjashtë’. Dhe mua që më iku mendja.

Sigurisht që e sqarova se mami do dali kështu me patjetër, ti duhet të mësohesh. Dhe sot nuk i bën më përshtypje por është e çuditshme tek meshkujt shqiptarë sado të vegjël e kanë këtë ndjenjën. Edhe ndjenja e xhelozisë së djalit për nënën…”,- ka treguar Stela