SIPAS STUDIMIT TË FUNDIT/ Filmat horror ndikojnë në rënien e peshës suaj, zbuloni pse - AlpeGossip
SIPAS STUDIMIT TË FUNDIT/ Filmat horror ndikojnë në rënien e peshës suaj, zbuloni pse

SIPAS STUDIMIT TË FUNDIT/ Filmat horror ndikojnë në rënien e peshës suaj, zbuloni pse

Sipas një studimi të fundit të bërë në universitetin e ‘Westminster’, njerëzit humbasin më shumë kalori kur shohin një film horror.

Më poshtë ju sjellim disa nga faktorët që e shkaktojnë këtë gjë, sipas ‘Bright Side’:

  • Një film horror prej 90 minutash mund t’ju bëjë të humbisni deri në 113 kalori, të njëjtën sasi kalorish që do duhej të digjnit në një shëtitje 30 minuta.
  • Studiuesit kanë matur nivelet e shkallës së zemrës, marrjes së oksigjenit dhe dioksidit të karbonit. Ata zbuluan se filmat e frikshëm nxitën një rritje të rrahjeve të zemrës në shumicën e rasteve.
  • Ndërkohë që pulsi dhe pompimet e gjakut rriten, trupi përjeton një rritje adrenaline që ndikon në metabolizmin e njeriut duke minimizuar oreksin.

Shkencëtarët kanë zbuluar gjithashtu 3 filmat më të frikshëm, ku humbja e kalorive është më e madhe. Sipas zbulimit të tyre ata janë:

1- The Shining – 184 kalori
2- Jaws – 161 kalori
3- The Exorcist – 158 kalori

Ata kanë bërë me dije gjithashtu se për të humbur më pak kalori mund të zgjidhni një film, i cili do të ndikojë shumë pak në shëndetin tuaj.