Nuset që po thyejnë tabutë/ Në dasmën tëndë mund të vishesh edhe kështu (FOTO) – AlpeGossip
Nuset që po thyejnë tabutë/ Në dasmën tëndë mund të vishesh edhe kështu (FOTO)

Nuset që po thyejnë tabutë/ Në dasmën tëndë mund të vishesh edhe kështu (FOTO)

Është dita e tyre, ndaj kanë vendosur të bëjnë çfarë i do kokrra e qejfit. Nuset e 2019 kanë harruar fustanet e mëdha të princeshave, apo apo të ngushta në formë sirene dhe kanë kthyer kokën drejt mrekullisë së modës: JUMPSUIT.

Fillimisht, duhet nënvizuar fakti se nuset po preferojnë të ndihen sa më rehat në ditën e dasmës, ndaj jumpsuit-i është zgjedhja perfekte. Së dyti, nuk do të mbesë përjetësisht në raft, pasi mund ta veshësh kudo.

Jumpsuit-i është perfekt për festën buzë detit, ceremoninë në bashki apo dhe në orën e vona të dasmës! Nga ana tjetër, ku i dihet, mund t’ia kaloni vajzës suaj në ditën e fejesës apo një event tjetër të rëndësishëm.

Pasi, moda e jumpsuit-it nuk do të largohet ndonjëherë!