DO TË PREZANTOJË "BBA VIP"/ FOTO: Luana Vjollcës i vjen SURPRIZA tek dera e shtëpisë - AlpeGossip
DO TË PREZANTOJË “BBA VIP”/ FOTO: Luana Vjollcës i vjen SURPRIZA tek dera e shtëpisë

DO TË PREZANTOJË “BBA VIP”/ FOTO: Luana Vjollcës i vjen SURPRIZA tek dera e shtëpisë

Moderatorja Luana Vjollca ka kaluar një verë tepër të suksesshme me koncerte të shumta në të gjitha trevat shqiptare.

Ndërkohë që të gjithë pushonin, Luana na ka treguar nëpërmjet postimeve në rrjetet sociale se ka qenë e angazhuar me koncerte, dhe së fundmi ka nisur edhe punën për projektin gjigand që do të nisë së shpejti në “Top Channel”.

Duke qenë se është gjatë gjithë kohës e zënë me punë, Luana Vjollca na ka treguar mbrëmjen e djeshme se po i duket sikur po bëhet e varur nga puna.

Nëpërmjet postimeve në Instastory moderatorja na ka përshkruar se si është një ditë e saj, e mbushur me angazhime të shumta, duke filluar nga puna në “Top Channel” për spektaklin “Big Brother Albania VIP”, e deri në udhëtimin e  saj drejt Kosovës për të regjistruar tre këngë të reja.

“Zgjohem në 8 të mëngjesit. Mbaroj takimet, shkoj në ‘Top Channel’, punoj mbi emisionin e ri…Nisem për në Kosovë. Punoj dhe regjistroj 3 këngë të reja në studio…”, shkruan Luana ndër të tjera në postimin saj.

Moderatorja na ka treguar se ka vendosur ta ndajë faktin e si e kalon ditën, pasi në 3 të mëngjesit kur është kthyer në shtëpi ka gjetur një dhuratë që e ka surprizuar pa masë.
Një fansja e saj i ka lënë poshtë derës një letër mjaft domethënëse dhe një unazë fejese. Një dhuratë që ka e surprizuar jo vetëm Luanën, por edhe ndjekësit e saj në rrjetet sociale.

“Arsyeja pse nuk ndalem. Sonte me këtë lodhje, kjo ishte gjithçka që kisha nevojë për të vazhduar”, shkruan Luana në postimin e saj duke na treguar se ku e gjen gjithë forcën për të punuar kaq shumë.