“UNË JAM KËTU…”/ Iliri ka diçka për t’i thënë Sabianit, zbulon edhe komunikimin e fundit me Donaldin – AlpeGossip
“UNË JAM KËTU…”/ Iliri ka diçka për t’i thënë Sabianit, zbulon edhe komunikimin e fundit me Donaldin

“UNË JAM KËTU…”/ Iliri ka diçka për t’i thënë Sabianit, zbulon edhe komunikimin e fundit me Donaldin

Balerini i njohur, Ilir Shaqiri, ka dhënë një intervistë për emisionin “Goca dhe Gra”, ku ka folur edhe njëherë për dasmën madhështore që organizoi buzë detit në qytetin e Durrësit.

Në ceremoni ishin të pranishëm vetëm 6 prej ish-banorëve të “Big Brother Vip.” Ajo që u komentua shumë ishte mungesa e mikut të tij, Sabiani, i cili duket se ka një hatërmbetje kundrejt fituesit të reality show-t.

Pak ditë më parë te “Breaking”, Iliri u shpreh se edhe pse ia kishte dërguar të parit ftesën nuk kishte marrë asnjë urim nga ana e tij. Ndërsa mbrëmë Iliri i uron gjithë të mirat duke shtuar se nuk ka vend për hatërmbetje kundrejt tij.

“Jam jashtëzakonisht i qetë dhe i uroj gjithë të mirat Sabit. Unë i them Sabit që unë jam këtu, nuk e di nëse i ka ngelur hatri për ndonjë gjë sepse nuk ka vend për hatërmbetje kundrejt meje”, tha ai në “Goca dhe Gra”.

Ndërsa duke folur për Donald Veshajn, rivalin deri në finale në BB VIP, balerini i njohur zbuloi se nuk ka asnjë raport me aktorin e njohur. Gjithashtu ai tregoi edhe arsyen se pse ka refuzuar ftesën e tij në emision.

“Nuk kam asnjë gjë kundra Donaldit përveç një rasti që jemi dëgjuar për punë ftese nga ana e Donaldit. Nuk kemi pasur asnjë lloj komunikimi tjetër. Kemi folur 136 ditë dhe mendoj që dita e 137 do ishte e tepërt për më tepër në një program që quhet “Më lër të flas” dhe që është e drejtë të flasë ai. Është e kotë që të shkoja”, tha Iliri.