AMBER HEARD NË DËSHPËRIM/ Johnny Depp feston triumfin në baret e Anglisë: Ja kush e shoqëron – AlpeGossip
AMBER HEARD NË DËSHPËRIM/ Johnny Depp feston triumfin në baret e Anglisë: Ja kush e shoqëron

AMBER HEARD NË DËSHPËRIM/ Johnny Depp feston triumfin në baret e Anglisë: Ja kush e shoqëron

Johnny Depp ka fituar gjyqin për shpifje kundër ish-bashkëshortes së tij Amber Heard, pas shtatë javësh seanca.

Në një deklaratë të publikuar menjëherë pas vendimit, Depp tha: “Gjashtë vjet më parë, jeta ime, jeta e fëmijëve të mi, jeta e njerëzve më të afërt me mua dhe gjithashtu, jeta e njerëzve që për shumë e shumë vite kanë mbështetur dhe besuar në mua u ndryshuan përgjithmonë. Dhe gjashtë vjet më vonë, juria ma ktheu jetën. Unë jam vërtet i përulur.”

Pas më pak se tre ditë diskutimi, juria i dha Heard 2 milionë dollarë dëmshpërblim nga 100 milionë dollarët që ajo po kërkonte në kundërpadinë kundër ish-bashkëshortit të saj.

Depp nuk ishte i pranishëm në gjykatë gjatë dhënies së vendimit pasi ishte në Britaninë e Madhe në turne me legjendën Jeff Beck. Ai u pa duke festuar në një pijetore në Newcastle me Beck dhe këngëtarin britanik Sam Fender.

 

 

Ndërkohë, Heard u shfaq në gjykatë e veshur me një fustan të zi ndërsa dukej mjaft e shqetësuar. Pasi u lexua vendimi, Heard përqafoi shkurtimisht avokatët e saj dhe më pas doli nga salla e gjyqit.

Ekipi ligjor i Depp ishin të gjithë të buzëqeshur dhe u bashkuan me njëri-tjetrin në një përqafim grupi prej 10 personash.

Pas dhënies së vendimit, Amber Heard tha në një deklaratë: “Zhgënjimi që ndjej sot është përtej fjalëve. Jam zemërthyer që mali i provave ende nuk ishte i mjaftueshëm për t’i bërë ballë fuqisë, dhe ndikimit joproporcional të ish-bashkëshortit tim.Jam edhe më e zhgënjyer me atë që ky vendim do të thotë për gratë e tjera. Është një kthim prapa. Ajo e kthen orën në një kohë kur një grua që foli mund të turpërohet dhe poshtërohet publikisht. Ajo e kthen prapa idenë se dhuna ndaj grave duhet marrë seriozisht.”

Ndërsa u largua nga gjykata, Heard dukej e dëshpëruar ku po hipte në një makinë me xhama të errët me motrën e saj Whitney. Një anëtare e ekipit të saj ligjor shihej duke i vënë dorën në shpinë teksa hynte brenda.