MATCHY-MATCHY/ Alfio dhe Noah janë dyshja më e ëmbël baba e bir! (FOTO) – AlpeGossip
MATCHY-MATCHY/ Alfio dhe Noah janë dyshja më e ëmbël baba e bir! (FOTO)

MATCHY-MATCHY/ Alfio dhe Noah janë dyshja më e ëmbël baba e bir! (FOTO)

Në janar të këtij viti, çifti i njohur Fatma Methasani dhe Alfio Rrotani u bënë prindër për herë të parë.

Moderatorja solli në jetë të voglin, Noah, i cili ka sjellë gëzim të madh në shtëpinë e dyshes.

Tashmë, kryefjala e jetës së tyre është bërë vogëlushi, i cili rritet e ndryshon dita-ditës.

Jo vetëm Fatma ka treguar që është një mama tepër e kujdesshme, por edhe Alfio është kthyer në një baba tepër të përkushtuar.

Në rrjete sociale, shefi i kuzhinës ndan shpesh momente të ëmbla me Noah, siç ka bërë edhe sot.

Duket se Alfios i pëlqen ta kombinojë të birin me veten, ndaj ata vishen shpesh matchy-matchy.

Sot, kanë zgjedhur ngjyrën e bardhë për t’u kombinuar dhe fotoja e tyre është më e ëmbla që na zunë sytë sot!

“Unë dhe Noah #matchymatchy 💙”- janë fjalët e Alfios krahas pozës baba e bir.

View this post on Instagram

un dhe Noah #matchymatchy 💙

A post shared by ALFIO RROTANI (@alfio_rrotani) on