“GËZUAR DITËLINDJEN…”/ Motra për motrën është dritë e syve dhe Dojna Mema s’mund ta tregonte më bukur se sot! (FOTO+VIDEO) – AlpeGossip
“GËZUAR DITËLINDJEN…”/ Motra për motrën është dritë e syve dhe Dojna Mema s’mund ta tregonte më bukur se sot! (FOTO+VIDEO)

“GËZUAR DITËLINDJEN…”/ Motra për motrën është dritë e syve dhe Dojna Mema s’mund ta tregonte më bukur se sot! (FOTO+VIDEO)

Megjithëse jo gjithmonë janë tepër “miqësore” me njëra-tjetrën në rrjete sociale, Dojna Mema dhe motra e saj, Mikaela, kanë një lidhje të veçantë që vetëm motrat mund ta kenë.

Pavarësisht faktit që përpiqen të acarojnë njëra-tjetrën, vajzat kanë edhe momente dashurie dhe si rrallëherë mundëm të shohim një tjetër anë të marrëdhënies së tyre në Instagram.

Kjo me rastin e ditëlindjes së Mikaelës, të cilës Dojna i bëri urimin më special!

Moderatorja ndau fillimisht një foto me “binjaken” e saj, krahas së cilës shkruante:

“Gëzuar ditëlindjen drita e syve të mi!”

Dy vajzat kishin pozuar së bashku duke buzëqeshur dhe sigurisht që vëmendjen na e tërhoqi ngjashmëria aq e madhe!

Gjithashtu, Dojna publikoi edhe një video ku përkëdhelte me fjalë motrën e vogël, ndërsa krahas postimit shkroi:

“Më shumë se çdo gjë në botë, të kam TY!”- duke lënë të kuptohet se pavarësisht gjithçkaje, lidhja mes motrave është e pathyeshme!