LIDHJE E FSHEHTË/ Ja çfarë bënin Sara dhe Ledioni që mos ti kapnin bashkë (FOTO) – AlpeGossip
LIDHJE E FSHEHTË/ Ja çfarë bënin Sara dhe Ledioni që mos ti kapnin bashkë (FOTO)

LIDHJE E FSHEHTË/ Ja çfarë bënin Sara dhe Ledioni që mos ti kapnin bashkë (FOTO)

Sara dhe Ledioni kanë vite bashkë dhe lidhja e tyre e më pas martesa kanë qenë shumë të komentuara në media. Për herë të parë Sara ka folur për lidhjen me Ledionin në një intervistë për “Revistawho.com” ku është intervistuar nga vetë bashkëshorti i saj.

Në fillim të intervistës Ledioni ka zbuluar se në fillim të lidhjes ata rrinin tek shtëpia e tij që mos ta mësonin të tjerët.

“Në fillim rrinim te shtëpia ime, sepse nuk donim që ta merrte vesh njeri”, është shprehur Ledioni.

“Po, po edhe sepse unë nuk e dija çfarë po bëja me jetën time”, i është përgjigjur Sara.

Ledioni ka zbuluar se ka thënë ai i pari të dua dhe Sara i është përgjigjur: “Pooo, dhe unë në fillim ta thashë si përgjigje duke menduar se atë duhet të thoja. Nuk jam e sigurt nëse e ndjeja atëherë kur ta thashë për herë të parë. Por e kuptova 100% kur shkova në Londër dhe nuk rrija dot pa ty.”