Aktori njohur hedh hapin e rëndësishëm për karrierën/ Partnerja i bën dedikimin romantik (FOTO) – AlpeGossip
Aktori njohur hedh hapin e rëndësishëm për karrierën/ Partnerja i bën dedikimin romantik (FOTO)

Aktori njohur hedh hapin e rëndësishëm për karrierën/ Partnerja i bën dedikimin romantik (FOTO)

Sebastian Rulli është një nga aktorët më të njohur latinë. I famshëm për dhjetra role kryesore, ai është sot një nga aktorët më të kërkuar. Së fundmi ai ka pranuar të luajë një rol të rëndësishëm në karrierën e tij, i cili do e bëjë të njohur edhe në shumë shtete të tjera. Nëpërmjet një postimi në ‘Instagram’ ai është shprehur se ky është roli që ka pritur prej kohësh dhe se është duke punuar fort për t’ja dalë ta kryejë me sukses.
Teksa sot kanë filluar edhe xhirimet e para, partnerja e tij, aktorja Angelique Boyer, ka ndarë me ndjekësit e saj në ‘Instagram’ një foto bashkangjitur dhe një dedikim romantik.
“Jeta ime, Sebastian Rulli. Ti je bërë një nga njerëzit më të rëndësishëm të jetës sime. Je prioriteti im nga i cili unë marr edhe shumë kënaqësi. Je arsyeja ime për të ëndërruar dhe unë dua që ti të jesh pjesë e vendimeve dhe dëshirave të mia. Le të rritet pa kufij, gjithmonë në paqe. Sot ti filloni një udhëtim të ri, një aventurë që është bërë një ëndërr e vërtetë. Unë jam shumë krenare për ty dhe të admiroj në çdo mënyrë. Të dua çdo ditë edhe më shumë”,- shkruan bukuroshja.
Kujtojmë se Sebastian dhe Angelique janë duke përjetuar një histori të bukur dashurie, që prej vitit 2014-të.