“KE NIS VALLEN E PROSTITUCIONIT”/ Fjolla Morinës sulmon sërish Adelina Ismajlin (FOTO) – AlpeGossip
“KE NIS VALLEN E PROSTITUCIONIT”/ Fjolla Morinës sulmon sërish Adelina Ismajlin (FOTO)

“KE NIS VALLEN E PROSTITUCIONIT”/ Fjolla Morinës sulmon sërish Adelina Ismajlin (FOTO)

Vitin e kaluar u komentua shumë përplasja e Fjolla Morinës me Adelina Ismajlin pas një deklarate të kësaj të fundit. Adelina asokohe shtatzënë në një intervistë u shpreh se estrada është kthyer në “prostitucion dhe shpërlarje parash”.

Pas kësaj deklarate, Fjolla reagoi me një postim në Instastory ku shkruante: “Po harron që ti je ajo që ia ka nis vallen e prostitucionit, n.q.s mendon që muzika është kthy në prostitucion. Edhe moter qetësohu pak se je me fëmijë në bark. Po ta them si nënë që jam. Jo kaq inat se të bën dëm për shëndetin tënd e të fëmiut”.

Mirëpo këngëtares duket se nuk i ka dalë inati me Adelinën dhe e përmendi sërish mbrëmë në “Siko kush luan”.

E pyetur se cila këngëtare ka më shumë operacione plastike, Fjolla tha emrin e Adelina Ismajlit.