PO KJO A ËSHTË PËR TË QESHUR? Blogerja i përgjigjet Ermalit për emisionin ku e bëri për të qarë (VIDEO) – AlpeGossip
PO KJO A ËSHTË PËR TË QESHUR? Blogerja i përgjigjet Ermalit për emisionin ku e bëri për të qarë (VIDEO)

PO KJO A ËSHTË PËR TË QESHUR? Blogerja i përgjigjet Ermalit për emisionin ku e bëri për të qarë (VIDEO)

Debati që nisi në studio mes moderatorit Ermal Mamaqi dhe të dashurës së blogerit Nuseir Yassin, Alyne, ende nuk ka marrë fund. 15 ditë pas publikimit të emisionit “Xing me Ermalin”, përmes një video ajo gre një nga çështjet më problematike në vendin tonë, atë të seksizmit.

Në emisionin e 2 nëntorit, Alyne u prek pasi Kejvina e pyeti partnerin e saj: “Po gjithë këto udhëtime i bën për të takuar goca?”. Blogerja e njohur vendosi që të reagonte ashpër ndaj moderatorit, duke i treguar se të përdorësh femër si objekt seksi nuk është një shaka, ndërsa nuk i mbajti dot as lotët.

Ditën e djeshme Alyne publikoi një video sqaruese, përmes së cilës do të evidentojë momentin kur ajo është ndier e fyer dhe të gjitha momentet kur, sipas saj një vajzë trajtohet si objekt seksizmi. Për këtë të fundit, ajo këmbëngul duke thënë se në program ka edhe shumë detaje të tjera, të cilat nuk janë argëtuese:

“Para emisionit, ai (Ermali) i fliste të dashurit tim për kolegen e tij mjaft seksi. Të përdorësh seksizmin për të tërhequr vëmendje, nuk është okej. Të përdorësh femrat si objekte, nuk është okej. Ajo që kuptova nuk kjo video është se duhet të kontrolloj reagimin tim kur inatosem. Por ajo që mësova është se jam e lumtur që të paktën u përpoqa të flisja. Sepse nëse nuk do të flasim kur ndodh seksizmi në jetën tonë të përditshme, thjesht e lëmë që të vazhdojë të ndodhë. Ajo që dua të kuptoni nga kjo video është fuqia për t’i thënë “Jo” seksizmit. Shakatë për seksizmin nuk janë për të qeshur. Seksizmi nuk është një shaka”.

Alyne tregon në këtë mënyrë përgjigjen e saj, duke i dhënë forcë të gjitha femrave në Shqipëri që të reagojnë në situata të ngjashme.

Is This Funny?

Recently I was on a Talk Show with my boyfriend. They asked him if he travels the world "to meet girls". This was my response. _______Daily updates on Instagram: Dear AlyneTo discuss this video and other womens issues, join 100k women in Girls Gone Global (by Dear Alyne)Full video link is in the comments.

Gepostet von Dear Alyne am Samstag, 17. November 2018