KËNGA E PARË E AURELA GAÇES DHE ELI FARËS/ Zbulohet arsyeja pse u vonuan 25 vite (FOTO) – AlpeGossip
KËNGA E PARË E AURELA GAÇES DHE ELI FARËS/ Zbulohet arsyeja pse u vonuan 25 vite (FOTO)

KËNGA E PARË E AURELA GAÇES DHE ELI FARËS/ Zbulohet arsyeja pse u vonuan 25 vite (FOTO)

Pavarësisht se kanë 25 vite miqësi, ishte 20-vjetori i festivalit “Kënga Magjike” që do të bashkonte në një këngë dy artistet e njohura shqiptare, Eli Farën dhe Aurela Gaçen.

Kënga “Zemra rratatata” u performua këtë të diel në skenën e emisionit “E Diela Shqiptare”, ndërsa publiku mezi po priste bashkëpunimin e parë mes dy mikeshave.

Dy këngëtaret zbuluan në mënyrë indirekte edhe shkakun e kësaj vonese të gjatë të këtij bashkëpunimi. Në një lojë të përgatitur nga produksioni, Eli Fara zbuloi se ishte pikërisht ajo që e kishte refuzuar ftesën e mikeshës së saj.

Në anën tjetër të receptorit të telefonit, pas të cilit me gjasë ishte dikush që i kërkonte lejë Eli Farës për një bashkëpunim me Aurelën, ajo ia ktheu:

“E di sa shumë punë më ke lehtësuar, se kam shumë koncerte për të mbajtur në Amerikë. Mbaje nëse e do, më shpëtove…”

Si përgjigje të reagimit të Eli Farës, Aurela tha:

“Kam 25 vjet që të lutem dhe ti më shite për kaq pak?”.

Dy artistet performuan në skenë krah violinistit të njohur shqiptar, Et’hem Qerimaj.