Yllka Gashi bëhet nostalgjike, ja çfarë na ofron nga e kaluara e saj – AlpeGossip
Yllka Gashi bëhet nostalgjike, ja çfarë na ofron nga e kaluara e saj

Yllka Gashi bëhet nostalgjike, ja çfarë na ofron nga e kaluara e saj

Është njëra ndër aktoret më të pëlqyera në Kosovë
Yllka Gashi ndër vite me radhë na ka ofruar shumë role të bukura. Më së shumti ajo mbahet mend me rolin e “Zanës” tek seriali televiziv vendor “Familja Moderne”.

Por, ky nuk është roli i vetëm që Yllkën e bën aq të dashur dhe të pëlqyer në publik. Yllka pas rolit të saj në “Familjen Moderne”, ka luajtur rolin pasues në serialin “Kombinati” , shkruan “Kosovarja”. Në këtë serial Yllka luante “Shehiden”, një vajzë pak më naive dhe e cila vjen nga zonat rurale por që mundohet të duket shumë moderne.

E, pikërisht sot Yllkën duket se e ka kap nostalgjia për këtë rol të saj në po këtë serial, ku ajo më pas ka nda disa pamje të rolit të saj me ndjekësit që i ka në instagram.

Në foto përvec Yllkës shihet edhe aktori Ilir Prapashtica i cili luante rolin e “Zeqës”. Ne ua sjellim pamjet në fjalë që t’i shihni dhe ta rikujtoni edhe ju “Shehiden” se si dukej para ca vitesh.