A MUND TA ZËMË VENDIN E TYRE? Meghan dhe Harry duan të largohen nga pallati mbretëror – AlpeGossip
A MUND TA ZËMË VENDIN E TYRE? Meghan dhe Harry duan të largohen nga pallati mbretëror

A MUND TA ZËMË VENDIN E TYRE? Meghan dhe Harry duan të largohen nga pallati mbretëror

Princi Harry dhe Meghan Markle duan të largohen nga  Kensington Palace, pasi ambienti është shumë i vogël për ta.

Harry dhe Meghan aktualisht jetojnë në dy dhoma në Nottingham Cottage në Kensington Palace, por duke qenë se po presin një fëmijë dhe të mos harrojmë që kanë edhe dy qen, “Daily Mail” raporton se po kërkojnë një ambient më të gjerë.

Por në vend që të përpiqen të gjejnë një hapësirë tjetër në pallat, sipas një burimi mbretëror, çifti “mund të largohet krejtësisht nga Kensington Palace”.

Pra Harry dhe Meghan dëshirojnë një apartament të veçantë. Një burim mbretëror shton se:

“Harry dhe Meghan duan të lëvizin, dhe kanë nevojë për më shumë hapësirë, por ata nuk duan të jetojnë pranë William dhe Catherine”.

Interesante! A mund ta zëmë ne vendin e tyreeee?