NË DITËLINDJEN E SAJ/ Hueyda el Saied i dedikon një mesazh djalit dhe partnerit (FOTO) – AlpeGossip
NË DITËLINDJEN E SAJ/ Hueyda el Saied i dedikon një mesazh djalit dhe partnerit (FOTO)

NË DITËLINDJEN E SAJ/ Hueyda el Saied i dedikon një mesazh djalit dhe partnerit (FOTO)

Për disa persona duket sikur vitet nuk kalojnë! Dhe një prej tyre është dhe Hueyda el Saied, e cila sot e besoni ose jo, mbush 44 vjeçe. Ajo ka vendosur që ditëlindjen ta presë duke pushuar në një vend me borë, me partnerin Tier  dhe djalin e saj Gabrielin.

Urimin më të vecantë në ditën e saj të lindjes duket se e mori nga vetja.

“Kur mendoj për Mick Jagger ende duke kënduar që s’mund të marrë kënaqësi tjetër (ai e këndoi këtë këngë 55 vite më parë), dal në përfundimin se jam një njeri me fat. Sot jam disa vite më e re dhe kam shumë kënaqësi: Gabrielin tim, TG (partneri) tim të çmendur, familjen tim dhe jam në gjendje të mirë shëndetësore.  Gëzuar për jetën dhe shpirtrave të këndshëm që e bëjnë jetën time të bukur çdo ditë”, shkruan ajo në postimin e Instagram-it.

Gabriel është fryti i një marrëdhënieje 5-vjeçare me partnerin francez, marrëdhënie e cila u ndërpre në vitin 2017.

Megjithatë një kapitull i ri dashurie është hapur pak kohë më parë për El Saied. Ata janë njohur përmes shoqërisë së përbashkët para 5 vitesh e tashmë, dyshja po jeton një histori të bukur dashurie.