A T'KAM THËNË MOS M'THIRR NË TELEFON? Agon Amiga rikthen historinë me Afërditën - AlpeGossip
A T’KAM THËNË MOS M’THIRR NË TELEFON? Agon Amiga rikthen historinë me Afërditën

A T’KAM THËNË MOS M’THIRR NË TELEFON? Agon Amiga rikthen historinë me Afërditën

Katër vite më parë Agon Amiga dhe Afërdita Dreshaj ishin në qendër të vëmendjes së mediave pas publikimit të mesazheve të tyre private që zbuluan se ata ishin në një lidhje ndërkohë që reperi ishte i martuar.

Një vit më vonë Agon Amiga e pranoi publikisht historinë e tij me Afërditën dhe e konsideroi këtë histori si shkak të ndarjes nga bashkëshortja e tij.

Vitin e kaluar reperi dhe bashkëshortja e tij e hodhën pas krahëve këtë histori dhe u ribashkuan.

Mirëpo ditën e sotme kjo histori është rikthyer në vëmendje pas publikimit të këngës më të re të Agon Amigës me titull “Bobi”, që sipas “intv.al”, reperi ia kushton Afërditës.

“A t’kam thon kurrë mos me m’thirr në telefon? Gruan e kam afër dhe ti po m’shqetëson”, thotë Agon Amiga në këngën e tij të re që thuhet se i dedikohet këngëtares e cila prej një viti është e martuar me Jakub Kindl.