BEQARE PRE 4 VITESH/ Charlize Theron e gatshme të gjejë një dashuri të re – AlpeGossip
BEQARE PRE 4 VITESH/ Charlize Theron e gatshme të gjejë një dashuri të re

BEQARE PRE 4 VITESH/ Charlize Theron e gatshme të gjejë një dashuri të re

Charlize Theron është një nga aktoret më të suksesshme dhe vazhdon të mbetet një nga gratë më të bukura. Pavarësisht se mund të jetë ëndrra e shumë meshkujve, Charlize prej vitesh qëndron beqare. Këtë gjë ajo e ka pranuar së fundmi në një intervistë të dhënë për “The Sun”. Aktorja 43-vjeçare ka treguar se tashmë është e gatshme për një lidhje të re dhe dëshiron që partneri i saj të ketë mjekër të bukur dhe ta bëjë për të qeshur.

“Jam beqare prej vitesh. Dikush duhet thjesht të rrisë mjekrën dhe të shfaqet. Unë jam e disponueshme. Kam filluar të hapem nga ana emocionale, sepse ndoshta mund të gjejë dashurinë e jetës sime”, – ka thënë Charlize. Gjatë karrierës së saj të gjatë si aktore, Charlize është përfolur shpesh për lidhjet e dashurisë, ndonjëherë edhe të pavërteta. Në 2015-tën ajo i dha fund marrëdhënies 2-vjeçare me Sean Penn dhe që prej asaj kohe nuk është parë në shoqërinë e asnjë mashkulli tjetër. Pas ndarjes nga Sean, Theron vendosi të punonte më pak dhe të fokusohej në rritjen e dy fëmijëve të saj, Jackson dhe August.