RINISI GJITHÇKA NË SHQIPËRI/ Olta Gixhari zbulon momentet e saj të fillimit të karrierës dhe suksesit – AlpeGossip
RINISI GJITHÇKA NË SHQIPËRI/ Olta Gixhari zbulon momentet e saj të fillimit të karrierës dhe suksesit

RINISI GJITHÇKA NË SHQIPËRI/ Olta Gixhari zbulon momentet e saj të fillimit të karrierës dhe suksesit

Sot e ftuar në emisionin “Pardon My French” ka qenë aktorja e njohur, Olta Gixhari. Ajo ka zbuluar më shumë detaje jo vetëm nga karriera e saj por edhe për projektet që ajo do të jetë e angazhuar si filmi “Në Kuadër të Dashurisë” dhe spektakli “Dancing With The Stars” dhe jo vetëm…

Si ka qenë për Olta Gixharin viti i fundit edhe pas kthimit nga Spanja duke qenë se la disa gjëra pas dhe rinisi gjithçka nga e para këtu?

Po, është e vërtetë. E kam nisur nga e para, mirë është të thuhet që e kam nisur nga e para sepse e kam nisur ndryshe. Shumë fort dhe ndryshe por në fakt unë mbaj mend edhe në vitin 2008 kur unë u bëra për herë të parë e famshme dhe e dukshme në Tiranën tonë të dashur dhe avash-avash në Shqipërinë tonë të dashur ku nuk ka pasur rrjetet sociale. Unë pata një sukses imediat tek “Pamje nga Ura” shfaqja që shumë njerëz e kanë parë dhe e kujtojnë akoma, kam qenë viti i katërt në fakultet. Thjesht u zgjova në mëngjes pas premierës dhe isha kudo, në çdo gazetë, tek të gjitha lajmet, në çdo kopertinë.

Ishte për aktoren e njëjta ndjesi si tani?

Jo, nuk kanë krahasim sepse tani jam e mësuar dhe nuk më bën shumë përshtypje, por tani jam e rritur dhe di ta menaxhoj shumë më mirë se atëherë. Ka qenë fati im që nuk ka pasur rrjete sociale dhe askush nuk kishte mundësi të të shante. Ti ishe më e mbrojtur nga kjo anë dhe rrjedhimisht mund të ishe edhe pak më shumë kreative sepse kishe më shumë besim dhe guxim në vete.