Pas një karriere të suksesshme në Shqipëri e Kosovë, këngëtarja Dafina Zeqiri prej disa kohësh la lënë vendin e saj në përpjekje për të ngjitur shkallët e suksesit në arenën ndërkombëtare dhe duket se deri më tani gjërat po shkojnë mjaft mirë.
Ajo deri më tani ka punuar krah reperit të famshëm French Montana dhe së fundmi, duket se ka në duar një tjetër projekt të rëndësishëm.
Bëhet fjalë për një bashkëpunim me yllin e grupit Magic, Nasri, i njohur në mbarë botën për hitin e tij me titull “Rude”.
Në postimet e fundit në Instagram, Dafina ka treguar se ndodhej në studion e tij në Los Angeles dhe Nasri gjithashtu nuk i ka kursyer fjalët për këngëtaren shqiptare.
“Dafina Zeqiri vjen nga Kosova dhe mori pak kohë për mua në këtë udhëtim për të shkruar një këngë në Los Angeles. Kemi shkruar diçka që duket si klasike. #femërefortë #këngëtareemrekullueshme!”-ka shkruar në Instagram Nasri, gjë që me siguri e ka emocionuar pafund Zeqirin.