ÇFARË NOSTALIGJIE! Aurela Gaçe kujton klipin e saj të parë plot 20 vite më herët (VIDEO) – AlpeGossip
ÇFARË NOSTALIGJIE! Aurela Gaçe kujton klipin e saj të parë plot 20 vite më herët (VIDEO)

ÇFARË NOSTALIGJIE! Aurela Gaçe kujton klipin e saj të parë plot 20 vite më herët (VIDEO)

Emri i këngëtares Aurela Gaçe është ndër më të lakuarit në media dhe njihet gjerësisht nga publiku shqiptar.

Karriera e saj në muzikë është e gjatë dhe hitet që i ka lënë muzikës nuk numërohen.

Njësoj si në daljet e para, Aurela vazhdon të ruajë të njëjtën energji dhe përcjell pozitivitet të madh në skenë e në ekran.

Sot, këngëtarja është bërë nostalgjike për klipin e saj të parë, i cili është publikuar fiks 20 vite më herët.

“Cimica” titullohej kënga e saj e parë, ku Aurela është shfaqur shumë e re dhe me flokët bjond.

Ajo ka ndarë me fansat tekstin e këngës së famshme që i bëri nostalgjikë edhe fansat e saj.

“Fiks 20 vjet nga kjo kenge .

Ishte verë 2000 . Klipi im i parë 🙈

CIMICA (ose ,kenga e Kaçakut 😉)

KAM FRIKE O DJALO KAM FRIKE TË VIJ
MOS BIE NË DASHURI
LUM E LUM LUMJA UNË

TE DUA DJALO,TI MË PËLQEN
KAM FRIKË SE MË GËNJEN
MJERA UNE,MJERA UNE

ME PRIT O DJALË TË RRITEM DHE PAK
ZEMRËN TY DO TA JAP
MË PRIT O DJALO, PRITËM DHE PAK
PSE NUK PRET O KAÇAK

#muzika&ork #Adrian Hila
Vargjet #Jorgo Papingji
Video #Valter Qarri”