“KEMI 100 VITE PA PIRË KAFE”/ Olti Curri i bën Xhemit urimin EPIK për ditëlindje (FOTO) – AlpeGossip
“KEMI 100 VITE PA PIRË KAFE”/ Olti Curri i bën Xhemit urimin EPIK për ditëlindje (FOTO)

“KEMI 100 VITE PA PIRË KAFE”/ Olti Curri i bën Xhemit urimin EPIK për ditëlindje (FOTO)

Moderatorja e njohur  Xhemi Shehu feston sot ditëlindjen. 48 orë para ditëlindjes së saj, ishte Arbana Osmani, mikja e saj e ngushtë e cila postoi në Instagram një sërë fotosh duke e uruar, ku siç shkroi, “e rëndësishme ka qenë që të ketë dalë ajo mirë, sigurisht” por që nuk ishin aspak në favor të Xhemit.

E duke parë që këto urime të Arbanës u pëlqyen dhe u morën me shumë sportivitet nga Xhemi dhe publiku, Olti Curri vendosi ta uronte moderatoren në një mënyrë shumë të veçantë dhe plot humor.

Olti publikoi një foto me Andresën ku shkruan:”Xhemi edhe 100 yll bote. Nuk gjeta foto tonën se kemi 100 vjet që nuk pimë kafe, po dhe Andresa nuk ka dalë keq, varja…më mirë se fotot që të ka nxjerrë Arbana është.. Love u”.

Ironia dhe humori i Oltit është përtej asaj që mund të imagjinohet, por që të lidhte Andresën me këtë histori asnjë nuk do e kishte menduar. Me siguri që dita juaj ka nisur me të qeshura nga ky postim i Oltit.