“BËRTITI PËR NDIHMË’/ Këto janë pamjet nga përballja e një recepsionisteje dhe grabitësit të armatosur (VIDEO) – AlpeGossip
“BËRTITI PËR NDIHMË’/ Këto janë pamjet nga përballja e një recepsionisteje dhe grabitësit të armatosur (VIDEO)

“BËRTITI PËR NDIHMË’/ Këto janë pamjet nga përballja e një recepsionisteje dhe grabitësit të armatosur (VIDEO)

Policia është vënë në kërkim të një hajduti që grabiti një hotel në Broward County.

Policia në Florida tha se grabitja me armë ndodhi në Suites Woodspring rreth orës 4 të mëngjesit.

Në video shihet një burrë me maskë që hidhet mbi tavolinën e recepsionistes dhe i mbyll asaj gojën për të mos bërtitur.

Fillimisht hajduti i kërkoi që të hapte kasafortën, por punonjësja nuk e dinte kodin. Pastaj i kërkoi që të hapte arkën.

Pas një përballje prej 5 minutash, grabitësi u hodh përsëri mbi banak kur pa një klient dhe u largua nga hoteli.

Gjatë kësaj kohe recepsionistja bërtiti për ndihmë por ai arriti të ikte.