“MOS MA THUAJ…”/ Olsa Muhameti e ka një përgjigje për pyetjen që po i bëjnë të gjithë – AlpeGossip
“MOS MA THUAJ…”/ Olsa Muhameti e ka një përgjigje për pyetjen që po i bëjnë të gjithë

“MOS MA THUAJ…”/ Olsa Muhameti e ka një përgjigje për pyetjen që po i bëjnë të gjithë

“Për’Puthen” padyshim është një nga risitë më të përfolura që prej fillimit të programit. Nuk ka të madh e të vogël që mos nëse nuk e ndjek të paktën të ketë dëgjuar për të. Autorja e programit “Për’puthen”, Olsa Muhameti para pak muajsh dha një lajm shumë të mirë për të gjithë dashamirësit e këtij programi dashurie.

Do flasim gjatë për Për’Puthen e jashtëzakonshme, që pritet të nisë në shtator, tërësisht e ndryshuar.
Pra, autorja jo vetëm që tregoi se do të rinisë por do të vijë edhe me një format ndryshe. E teksa nga ana tjetër ka treguar se ka qenë e angazhuar me programin më të ri që sapo ka nisur, ‘Kepi i Tundimeve’, Olsa me anë të një ‘Ask-u’ është përgjigjur dhe disa pyetje lidhur me ‘Për’Puthen’ pasi jemi shumë afër fillimit të sezonit të ri.

Një prej tyre ka bërë pyetjen që shumë prej nesh e kanë, se cila apo cili do të prezantojë programin, por autorja vendosi të mos na zbulojë asgjë ende.

Mos ma thuaj mua… Nuk më pyesin më, Olsa si je? Por kush është prezantuesja e ‘Për’Puthen’. 

 

‘Kepi i Tundimeve’ është programi më i ri që ka nisur në Top Channel me autore, Olsa Muhametin dhe transmetohet çdo të premte në orën 21:00. 10 konkurrentë, të rinj, seksi, aventurierë, do t’ju duhet të bashkëjetojnë në një vilë ku nuk do të mungojnë sfidat, lojërat dhe tundimet padyshim. Mirëpo, mes tyre nuk duhet të marrëdhënie intime apo puthje pasi buxheti i tyre do të ulet.