PUTHJE DHE PËRQAFIME PARA 18 MIJË VETAVE/ Noizy kujton “armiqësinë” me Stresin: Turp, ka qenë një tjetër person… – AlpeGossip
PUTHJE DHE PËRQAFIME PARA 18 MIJË VETAVE/ Noizy kujton “armiqësinë” me Stresin: Turp, ka qenë një tjetër person…

PUTHJE DHE PËRQAFIME PARA 18 MIJË VETAVE/ Noizy kujton “armiqësinë” me Stresin: Turp, ka qenë një tjetër person…

Përqafimi i Rigels Rajkut dhe Arkimed Lushës para 18 mijë vetave, konsiderohet një ngjarje e madhe në hip-hopin shqiptar.

Noizy dhe Stresi performuan krah njëri-tjetrin në “Alpha Show” më 14 gusht në sheshin Nënë Tereza, në skenën ku 13 vite më parë ishin zënë me njëri-tjetrin.

Sot reperët duket se janë bërë shok të mirë, duke mbështetur dhe u takuar me njëri-tjetrin.

Mirëpo vite më parë grupet e tyre OTR dhe TBA ishin në konflikt të vazhduar dhe reperët nuk ia kursenin diss-et dhe sherret e përgjakshme njëri-tjetrit.

Së fundmi në një intervistë për “Euronews Albania” i pyetur për “armiqësinë” me Stresin, Noizy i vuri fajin moshës. Ndër të tjera reperi u shpreh se nuk ia uron asnjë të riu atë sjellje, sepse është turp.

“Muzika hip-hop është e ndërtuar me këto zënka. Kemi qenë 20 vjeç, tani jam 35 dhe nuk mendoj që është e bukur të shohësh burra duke u zënë për muzikë. 100% ishte mosha. Nuk e besoj që kam qenë unë ai person atëherë. Mendoj që ka qenë një tjetër person. Është një kohë e gjatë dhe nuk ja uroj asnjë artisti, asnjë të riu të përfundojnë gjërat kështu. Nuk do të doja t’i kisha këto gjëra në biografinë time. Është turp,”-shprehet Noizy.

Kujtojmë që rreth një vit më parë Stresi dhe Noizy ‘bënë paqe’ dhe shpejt arritën të bëheshin shokë të ngushtë, si në fillimet e tyre. Jo më larg se pak javë më parë, komentet mes tyre në Instagram bënë xhiron e rrjetit me Stresin që i kërkonte Noizyt një kostum nga koleksioni i ri dhe Noizyn që e konsideroi atë ‘familje’.

Ndonëse, vitet e fundit dy reperët ishin treguar “të butë” ndaj njëri-tjetrit nëpër intervista, askush nuk e priste që ata të bëheshin sërish miq e të linin pas çdo problem që ka ndodhur në të shkuarën. Nëpërmjet dy videove live në llogaritë e tyre në Instagram Noizy dhe Stresi informuan fansat në 2021 se kanë bërë më në fund paqe dhe kanë falur njëri-tjetrin! Fillimisht ata thanë se thjeshtë nuk do merren më me njëri-tjetrit por shumë shpejt gjërat ndryshuan. Prej asaj kohe dy çunat kanë mbështetur projektet e njëri-tjetrit në rrjetet sociale, teksa nuk kanë munguar komentet edhe as takimet.