Lidhja me deputetin shqiptar, Iva Aliko: U lënduan njerëz nga kjo histori, prandaj… – AlpeGossip
Lidhja me deputetin shqiptar, Iva Aliko: U lënduan njerëz nga kjo histori, prandaj…

Lidhja me deputetin shqiptar, Iva Aliko: U lënduan njerëz nga kjo histori, prandaj…

Një ditë më parë ajo mori vëmendjen e mediave rozë për një foto që publikoi në “Instagram”, ku vuri në dyshim fansat e saj është apo jo shtatzënë.

Ndërsa këtë të shtunë Iva Aliko ishte e ftuar në emisionin “Një kat më lart”, ku temperatura e shtëpisë u ngrit që në nisje të programit për shkak të veshjes së saj provokuese.

Ndërkohë Iva u përfol gjatë për një lidhje dashuri me një figurë të politikës së Kosovës teksa komentet ishin të pafundme. Ajo i tregoi Ermalit se historia u bë bajate, u përfol gjatë kot ndërsa shton se portalet abuzuan akoma edhe më shumë.

A është penduar Iva që tregoi për këtë histori në ekran? Pati njerëz që u lënduan? Iva nuk heziton të përgjigjet duke shtuar se me karakterin e saj nuk futet në një raport nëse ajo nuk ka mbaruar.

“U lënduan njerëz nga kjo histori. Unë prandaj e kam lënë këtë histori në hije, nuk dua ta prek më. U lënduan pa qëllimin tim”.