ATMOSFERA FANTASTIKE ME HIMNET/ Performancat e Besa Kokëdhimës e Juliana Pashës për të gjithë ata që i humbën! – AlpeGossip
ATMOSFERA FANTASTIKE ME HIMNET/ Performancat e Besa Kokëdhimës e Juliana Pashës për të gjithë ata që i humbën!

ATMOSFERA FANTASTIKE ME HIMNET/ Performancat e Besa Kokëdhimës e Juliana Pashës për të gjithë ata që i humbën!

Mbrëmjen e djeshme në stadiumin e ri ”Air Albania” u zhvillua sfida e madhe mes Shqipërisë dhe Francës.

Para se ndeshja të fillonte të gjithë nisën të shikonin inagurimin që i’u bë stadiumit. Me këngëtarë të njohur si Era Istrefi, Flor Muamjesi, Aurela Gaçe, Besa Kokëdhima dhe Juliana Pasha, atmosfera e krijuar për tifozët ishte fantastike.

Këto dy të fundit ishin gjithashtu këngëtaret që performuan dhe himnet e dy vendeve. Juliana Pasha ishte ajo që këndoi himnin shqipëtar ndërsa Besa performoi himnin francez.

E shoqëruar nga vokali i saj perfekt dhe i duhur për të kënduar ”Himnin e Flamurit”, Juliana Pasha diti si të dhuronte atmosferën e duhur për këtë ndeshje të madhe.

E veshur kuq e zi, këngëtarja e njohur i ishte përshtatur me çdo detaj eventit të zhvilluar mbrëmjen e djeshme në ”Air Albania Stadium”.

Gjithashtu, në profilin e Julianës nuk munguan komentet e shumta pozitive që e komplimentonin për zërin dhe performancën e dhënë.

Nga ana tjetër Besa Kokëdhima provoi dhe njëherë talentin e saj duke kënduar himnin francez ”La Marseillaise”. Me një vokal që ju përshtat gjatë gjithë kohës, Besa e këndoi himnin e Francës në mënyrën më të mirë të mundshme. Njësoj siç Juliana i ishte përshtatur vendit të cilit po i këndonte himnin, duke u veshur kuq e zi, dhe Besa kishte zgjedhur të kujdesej në çdo detaj që ti përshtatej ngjyrave të flamurit francez.

E veshur me një  fustan të bardhë në të cilin dukeshin motive me ngjyrat blu dhe të kuqe, besa dukej perfekte në performancën e dhënë.

Të shumta ishin komentet që e komplimentuan Besën, sepse të këndosh himnin francez nuk është aq e thjeshtë. /AlpeGossip.al

View this post on Instagram

La Marseillaise #LaMarseillaise #France #France🇫🇷

A post shared by Besa (@besaofficial) on