NGA TAJLANDA NË BALI/ Pushimet ekzotike të Aurela Hoxhës dhe miqve të saj (FOTO) – AlpeGossip
NGA TAJLANDA NË BALI/ Pushimet ekzotike të Aurela Hoxhës dhe miqve të saj (FOTO)

NGA TAJLANDA NË BALI/ Pushimet ekzotike të Aurela Hoxhës dhe miqve të saj (FOTO)

Modelja e njohur Aurela Hoxha ka publikuar prej pak ditësh pamje nga pushimet e saj në Tajlandë. Siç edhe u kuptua nga postimet në ‘Instagram’, modelja ka udhëtuar bashkë me miqtë e saj, Alban Ramosajn dhe Endrit Mërtirin.

Ende nuk dihet arsyeja e vizitës së tyre në vendet ekzotike, por nga sekuencat e publikuara prej tyre duket se nuk janë vetëm pushimet.

Destinacionet e zgjedhura janë të magjishme. Nga Tajlanda në Bali, personazhet e njohur publikë kanë dhuruar imazhe magjepsëse dhe kanë sjellë një atmosferë të ngrohtë virtuale.

Kjo është një nga arratisjet e shumta që personazhet e njohur të ekranit kanë bërë së fundmi.

Destinacionet e tyre janë kryesisht vende të ngrohta ku ekziston mundësia e të shijuarit të diellit, larg të ftohtit që ka pushtuar Shqipërinë. A nuk do të donit të ishit në vendin e tyre?