NUK PRITEJ/ Besi dhe Olsi ”zbulojnë” çfarë fshihet në çantën e Mc Kreshës, ”shokohet” Fifi (FOTO) – AlpeGossip
NUK PRITEJ/ Besi dhe Olsi ”zbulojnë” çfarë fshihet në çantën e Mc Kreshës, ”shokohet” Fifi (FOTO)

NUK PRITEJ/ Besi dhe Olsi ”zbulojnë” çfarë fshihet në çantën e Mc Kreshës, ”shokohet” Fifi (FOTO)

Një ndër këngët më të dashura për publikun në “Kënga Magjike” ishte padiskutim “Psikopatja jote” e Fifit dhe Mc Kreshës e cila jo më kot u zgjodh si kënga më e pëlqyer në internet.

Por një gjë e veçantë gjatë performancës së tyre ishte gjithashtu shfaqja e reperit në skenë me çantë mbi shpinë. Se çfarë mbante Kresha në çantë, ose pse zgjodhi këtë dalje ishte një pyetje që na intrigoi të gjithëve, por aktorët Olsi Bylyku dhe Bes Kallaku i kanë imituar së fundmi dy artistët.

Besi në rolin e Fifit, ndërkohë që Olsi në rolin e Mc Kreshës, u shfaq në skenën e “E diela shqiptare” me dy çanta, ku kishte vendosur ushqime brenda, ndërkohë Besi tenton t’i hajë.

Sigurisht që Fifi nuk e priste këtë dhe fytyra e saj i tregon të gjitha sepse shfaqe shumë e habitur, por me siguri e ka marrë me sportivitet pasi ajo na ka treguar gjithmonë se është një artiste pa komplekse dhe ne për këtë e duam shumë.