Një muaj më parë, Fifi, me shprehi në fytyrë tha se ajo dhe Flori “janë shokë dhe artistë”, pas asaj videos ku dukeshin të dashuruar sa më s’ka. Pastaj, në janar, një tjetër video e të njëjtës natyrë u publikua në Instagramin e Florit. Njerëzit mendojnë se ata janë bashkë, ose nëse s’e mendojnë, të paktën e çuditshme s’u duket.
Mbrëmë, në një seancë pyetje-përgjigje në Instagram, pafund ndjekës u interesuan mbi raportin e Fifit dhe Florit. Ajo zgjodhi t’i përgjigjej kësaj: “Ç’të pëlqen më së shumti te Flori?
Përgjigja s’mund të ishte asgjë tjetër veçse diçka që ngre dyshime. “Shpirti,” thotë ajo, shoqëruar me një zemër e fytyrë të dashuruar. “Më fal, Flori, por prej 61,829,382 pyetjeve që kam aty, njërës do i përgjigjem se plas!”
Ndërsa në një përgjigje të mëparshme, Fifi ju rikujton se e gjithë kjo është thjesht për zhurmë. “A ke të dashur,” pyeti dikush tjetër. “Një të portaleve,” thotë ajo. “Më shumë s’ma merr mendja të më duhet.”