XHELOZE E “ÇMENDUR”/ Arbenita Ismajli flliq publikisht vajzat që i shkruajnë Feros (FOTO) – AlpeGossip
XHELOZE E “ÇMENDUR”/ Arbenita Ismajli flliq publikisht vajzat që i shkruajnë Feros (FOTO)

XHELOZE E “ÇMENDUR”/ Arbenita Ismajli flliq publikisht vajzat që i shkruajnë Feros (FOTO)

Çifti i njohur i showbizit Arbenita Ismajli dhe Fero që në momentin që bën publik lajmin e lidhjes janë komentuar shumë në mediat rozë. Dyshja është e pandarë dhe vazhdimisht shihen bashkë në udhëtime të ndryshme, madje Arbenita ishte së fundmi edhe pjesë e këngës së re të Feros.

Siç duket Arbenita është një e dashur aq xheloze sa që vazhdimisht i kontrollon mesazhet të reperit të njohur dhe së fundmi ka treguar se çfarë i dërgojnë vajzat Feros në privat.

Ajo ka publikuar një foto të një vajze dhe pranë saj ka shkruar: “Lloji i vajzave që gjej në mesazhet e të dashurit tim.” Ndërkohë që në një postim tjetër ka publikuar një foto të vetes dhe ka shkruar: “Mos u ngatërro me një të dashur të çmendur!”,  duke paralajmëruar kështu të gjitha fanset e reperit.