Udhëtimi i çiftit mbretëror në Afrikë përveç të tjerave, solli gjithashtu një dokumentar dedikuar eksperiencës së tyre atje. Aty, Meghan Markle ka folur si rrallë herë për ndjesitë e shkaktuara nga mëmësia dhe gjithë presionin negativ të marrë kohët e fundit nga media.
“Çdo grua, veçanërisht kur është shtatzënë, bëhet shumë e ndjeshme. Kjo e ka bërë edhe më sfiduese këtë periudhë. Pastaj vjen bebushi, ju e dini. Pastaj je gjithë kohës duke u përpjekur mes të qënit një nënë e re apo një bashkëshorte e re.
Faleminderit që më pyete, sepse jo shumë veta më kanë pyetur nëse unë kam qenë mirë apo jo pas lidnjes së djalit.. Por kjo që ndodh pas skenave është diçka shumë e vërtetë të cilën duhet ta përjetosh.”- shprehet dukesha.
Pavarësisht se përgjigja ishte zemërthyese mjaftueshëm, gazetari vijon duke e pyetur nëse vërtet ka qenë një sfidë kaq e madhe sa e ka bërë të mos ndihet mirë.
Pa u menduar gjatë, Markle përgjigjet me “PO”!
"Not many people have asked if I’m ok … it’s a very real thing to be going through behind the scenes."
Meghan reveals to ITV's @tombradby the intense media spotlight has left her struggling to cope while becoming a mum #HarryAndMeghan https://t.co/Uy21iE6ozJ pic.twitter.com/kZqhZV66OL
— ITV News (@itvnews) October 18, 2019
Ky dokumentar është xhiruar pak para se princ Harry të konfirmonte se do të padiste disa prej tabloidëve britanike për gjithë çfarë kanë shkruar rreth gruas së tij, duke shtuar se s’mund të qëndronte më si “dëshmitar i heshtur i vuajtjeve të saj”.