Njihuni me politikanen që la Londrën për bashkëshortin shqiptar: Ai ishte këtu, kështuqë do të… (VIDEO) – AlpeGossip
Njihuni me politikanen që la Londrën për bashkëshortin shqiptar: Ai ishte këtu, kështuqë do të… (VIDEO)

Njihuni me politikanen që la Londrën për bashkëshortin shqiptar: Ai ishte këtu, kështuqë do të… (VIDEO)

Politikania shqiptare, Erisa Xhixho u largua për në Londër në vitin 2012 që të vijonte studimet e masterit në drejtësi. Pas përfundimit të saj, ajo iu kthye jetës së Tiranës për të vazhduar gjithcka kishte lënë pas.

Në intervistën për ‘Mos i fol shoferit’ nga Rudina Dembacaj, ajo ka treguar se ndër arsyet kryesore është dashuria e jetës së saj, Enea. Të dy janë njohur prej vitesh dhe sot gëzojnë vogëlushin Henri, ndërkohë që janë në pritje të një vajze.

Xhixho: Enea ishte këtu, kështu që do kthehesha. Pavarësisht tundimit që është shumë i madh se është botë intriguese, por gjithmonë e kam parë jetën time të lidhur me Shqipërinë. Kam thënë që një i ri të jetë shumë i mirë në profesion që të përfshihet në politikë. Plus ishte dhe Enea.

Dembacaj: Si u njohe me Enean?

Xhixho: Më para njihesha me babain e Eneas sepse është themelues i LSI-së dhe në 2005 ka kandiduar për deputet në Peshkopi, në Dibër dhe e kisha në organizatën e lagjes tek njësia 5. Enea nuk angazhohej fare në parti. Vëllai dhe i ati angazhoheshin më shumë. Në një udhëtim të përbashkët me forumin rinor, aty u njohëm. Tani të mos dashurohej Enea me mua?

Dembacaj: Si ta tha?

Xhixho: Ajo ishte shkëndija e parë se 6 muaj ishin përpjekje. Kishim angazhime në shkollë, në parti. Kështu vendimmarrja do merrej e pjekur, jo e papjekur.

Dembacaj: Cfarë të bëri më shumë përshtypje te Enea?

Xhixho: Ne kaluam në një fushatë, në zgjedhjet lokale. Kaluam disa fushata, biseda, si të gjithë. Pastaj kam qenë 22 vjece.