Nuk e dinit por kjo këngëtare shqiptare punonte kasiere në supermarket – AlpeGossip
Nuk e dinit por kjo këngëtare shqiptare punonte kasiere në supermarket

Nuk e dinit por kjo këngëtare shqiptare punonte kasiere në supermarket

Jo të gjithë të famshmit kanë pasur fatin ta nisin karrierën e tyre me artin. Shumë prej tyre kanë treguar se për të arritur aty ku janë sot kanë bërë punë të ndryshme, e kanë filluar nga zero për të kapur më pas majat e suksesit.

E ftuar në “Xing me Ermalin”, Genta Ismajli ka treguar se puna e saj e parë kur jetonte në Amerikë ka qenë kasiere.

“Kur mbusha 16 vjeç, fillova punën time të parë. Isha kasiere në Amerikë tek një dyqan. Por më vonë më larguan nga puna”, tregoi këngëtarja.

Genta sot është një nga këngëtaret më të famshme në Shqipëri, Kosovë e kudo ku flitet shqip, këngët e saj kthehen në hite dhe arrijnë miliona klikime duke e bërë kështu një nga këngëtaret më të suksesshme.